AKTUALITET

Video/ Kaos pas tërmetit në Turqi, njerëzit kërkojnë të afërmit, thirrje në “Twitter”

20:55 - 24.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak minuta më parë, pjesa Lindore e Turqisë u godit nga një tërmet I fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës rihter.




Në rrjetin social “Twitter” janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë. Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë të afërmit e tyre, ndërsa ka ende operacione evakuimi. Flitet vetëm për dy persona të lënduar, por me sa duket dëmet janë të mëdha.

Ndërkohë në “Twitter” janë shpërndarë thirrje për qytetarë të tjerë në Turqi që të mos përdorin thirrjet telefonike për t’i lënë mundësi atyre që kanë nevojë në Elazig, ku ka qenë edhe epiqendra e tërmetit të kërkojnë ndihmë. Kujtojmë se edhe në Shqipëri pas lëkundjeve të tërmetit ka pasur gjithmonë probleme me thirrjet telefonike.

“Ju lutemi bëni thirrjet tuaja përmes aplikacioneve të tilla si Ëhatsapp, Telegram, Messenger, jo numrat e telefonit. Le të mos përfshihemi në linja telefonike për të arritur njerëzit në Elazig”, shkruan dikush në “Twitter”.

Duke iu referuar Qendrës Evropiane Mesdhetare të Sizmologjisë thuhet se tërmeti mund të jetë ndjerë nga 120 milionë njerëz.

Një numër i madh njerëzish qëndrojnë ende në rrugë. Në këtë pjesë të Turqisë temperaturat shkojnë në disa gradë nën zero.

https://twitter.com/GkhnKhrman/status/1220777724509327370


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.