AKTUALITET

Misteri/ Rrethohet godina e Autoritetit te Dosjeve, ç’po ndodh me Vetingun në polici?

13:31 - 25.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesditën e sotme godina ku ndodhet Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit të Shtetit dhe ajo e Komisionit të Vlerësimit të Jashtëm (Vettingut të Policisë) është rrethuar me shirita. Njëherësh punonjësve u është kërkuar të lënë zyrat. Komunikimi zyrtar për punonjësit ka qenë se godina do kalojë një proces mirëmbajtjeje për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.




3814de70-8bd4-4648-bf1b-0cf10dd2d89f 2fdee984-1fcb-42fd-ac05-e76dfa28bcbf 71828b52-9180-4342-97c3-70acd8d84ab9 3353b81b-947e-47dd-b432-3ac63147d4ee 6fcea6f6-8229-4a5b-b5b5-127eefeacb7b 9b04fdfe-34cf-4970-a5fc-b1860a82a59c 7a8df18b-3ed4-4322-a258-246e438772a0 21ea2258-6241-4bd0-b38a-df40b91f92d7 57e4f25e-f413-4ed7-91bd-5687b58b8319 27237508-b78f-4f65-ab96-94b4fe4de0fc cbeaae41-40b9-4e32-95cf-dccfe03568bb 90935245-ab54-4143-86fc-169b6a055743 ad67a424-5447-437e-8ae1-c822989f1a82 d161f924-e5d7-4374-8334-7959f013558b
<
>

Vendimi për rrethimin e godinës ku po bëhet procesi i vettingut për figurat e larta të policisë së shtetit dhe Gardës së Republikës vjen 2 muaj pas tërmetit dhe në ditë të shtunë. Ndonëse në godinë nuk ka dëme të jashtme as të brendshme të dukshme, punonjësve u është kërkuar të lënë zyrat duke bllokuar procesin e punës në të dy institucionet që bashkëndajnë të njëjtën godinë për zyra. Objekti ndodhet në zonën e Gardës së Republikës dhe kjo e shtunë ka qenë ditë normale pune për të zëvendësuar 3 janarin që i qe lënë pushim administratës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.