Kronikë

Ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, pranga 32-vjeçarit

15:47 - 13.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 32-vjeçar, banues në Lushnje ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për veprimtari të kundraligjshme të lojrave të fatit.




Pas informacioneve të marra dhe kontrolleve në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, u zbulua se një veprimtari kriminale zhvillohej në fushën e lojërave të fatit, në lokalin ku menaxhonte shtetasi me iniciale E.M.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Kontrolle për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas pasi ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”, pasi në ambientin e lokalit që ky shtetas menaxhonte, ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 laptop te markës “HP” me logo si ato të lojrave te fatit, 24  tableta të markës “ Samsung” me logo si ato të lojrave te fatit, 6 bileta si ato lojrave të fatit me siglën “Top Game Racing” dhe 2 printera, të cilat shërbenin për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.