AKTUALITET

Tërmeti/ Zbulohet shifra që dhuroi SHBA për rindërtimin, Palmer: Paratë do të shkojnë për ato që kanë më shumë nevojë

18:11 - 17.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetet anëtare pjesëmarrëse në Konferencën  e Donatorëve po shpallin publikisht fondet për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.




SHBA ka dhënë 5 milion dollarë grant për Shqipërinë ku do të ndahen në 3.9 për familjet që kanë më shumë nevojë, 800 mijë dollarë për monumentet e kulturës të dëmtuara si dhe 600 mijë dollarë nëpërmjet Kryqit të Kuq për qendrat shëndetësore, mjekësinë dhe qendrat e emergjencave civile.

”Shpreh mbështetjen dhe vlerësimin për Edi Ramën. SHBA ka qenë gjithmonë përkrah Shqipërisë. Zanafilla e miqësisë sonë është prej Konferencës së Versajës kur Presidenti Uillson u ngrit për të mbrojtur Shqipërinë. Ne ishim aty në vitin 1991 kur erdhi demokracia.

Ne kemi tre faza, reagim, rindërtim dhe minimalizim i rrisqeve. Ne fillimisht dhamë një ndihmë të shpejtë prej 800 mijë dollarë. Qeveria e SHBA jep 3.9 milion dollar Shqipërisë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse për të shkuar për ata që kanë  shkuar më  shumë  nevojë  dhe në mënyrë  të  drejtë .

800 mijë dollar për monumentet e kulturës në Durrës, Tiranë dhe Prezë. Më pas do të japim edhe 600 mijë dollarë dhe për Kryqin e Kuq për qendra shëndetësore dhe emergjencat.”- tha Matthew Palmer gjatë Konferencës së Donatorëve.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.