Kronikë

Trafikoi kokainë me vlerë 120 milionë euro, pranga 42-vjeçarit shqiptar

15:50 - 19.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Pordenones mbrëmjen e së martes. 42-vjeçari I kërkuar për trafik ndërkombëtar droge u ndalua pas një kontrolli rutinë nga patrulla e policisë në mission parandalimin e krimeve.




Pas ndalimit të një makine tip “BMË” ku ndodheshin 3 shtetas shqiptarë rezidentë në Itali,dhe pas verifikimit të dokumenteve  rezultoi se mbi  njërin nga personat rëndonte një mandate kërkimi evropian për trafik ndërkombëtar droge.

Mandat arresti ishte lëshuar në 3 shkurt të këtij viti nga autoritetet gjyqësore greke në kuadrin e një operacioni të madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

Shqiptari, akuzohet për futje në mënyrë të paligjshme në territorin e Bashkimit Evropian nga Amerika Jugore e Qendrore të 1.2 tonë kokainë, me vlerë rreth 120 milionë euro. Identiteti i tij u konfirmua nga shenjat e gishtave të cilat përputheshin me ato të nxjerra nga autoritetet greke.

I arrestuari me iniciale A. A. është lindur në Mirditë më 1978 dhe banon në Pordenone, tashmë në pritje të dorëzimit te autoritetet greke.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.