Kronikë

Emrat + Foto/ Të dënuar me burg për vrasje, kush është treshja e rrezikshme që po kërkohen nga policia

13:40 - 22.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka publikuar emrat e tre personave të rrezikshëm, të cilët janë shpallur në kërkim për ngjarje të rëndë.




Bëhet fjalë për shtetasit Gentian Sula, Besnik Lamçja dhe Kujtim Qordja, të cilët janë  të dënuar me 25 vjet burg per vrasje.

d92d57df-5eb0-4024-ad4e-cbbe4c58f15c 5838ce7c-66e0-432f-80af-ab7dd8db2497 e3b29527-39d2-46f0-ad44-29a191560fd8
<
>

Njoftimi i policisë:

Tre të kërkuarit e radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit

Gentian (Eugen) Sula

Në datën 19 mars 1997, në lagjen nr. 5, Korçë, shtetasi Gentian (Eugen) Sula, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasin B. F. dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka gjetur vdekjen edhe bashkëpunëtori i Gentianit, shtetasi D. B. Gentian (Eugen) Sula është dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë, me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Besnik Lamçja

Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U. Besnik Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me armë”.

Kujtim Qordja

Në datën 17 janar 1999, në vendin e quajtur “Ura e Babrroit”, shtetasi Kujtim Qordja ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. U. (H). Kujtim Qordja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.