AKTUALITET

“Mbetjet janë normale dhe jo të rrezikshme”, ja si përfundoi ngarkesa në Vlorë dhe pse u pranua në Kroaci

14:40 - 22.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pronarët e kompanisë dhe tragetit “ST Damian” reaguan ditën e sotme në lidhje me mbetjet të cilat u bllokuan 2 ditë më parë në Portin e Vlorës.




Dy vëllezërit, John dhe Massimo Prudentino shprehen se mbetjet kishin mbetur në target, pasi në Kroaci mjetit i është bërë remont.

“Në 19 shkurt i kërkuam firmës së pastrimit të autorizuar ne Portin e Vlorës të tërheqë mbetjet në bordin e anijes. Theksoj se mbetjet janë normale dhe jo të rrezikshme. Anija ka qenë në remont dhe mbetjet janë nga riparimet e poltronave dhe izolimit. Materiali i izolimit që është gjetur është i lejuar dhe certifikuar për të bërë izolimet në anije dhe madje edhe në ndërtimin e banesave është gjithashtu i lejuar. Në brendësi të anijes janë gjetur edhe depozitime të vajit të motorit të anijes, i cili ka qenë i papërdorur dhe për të cilin ne disponojmë edhe faturat e blerjes së tij. I kërkuam kantierit në Kroaci që të mund ti depozitonim atje mbetjet por për ta qe e pamundur për çështje logjistike. Për izolimin ne anije kemi përdorur materialin e njohur si lesh xhami ose ROOKYL”, shprehet Prudentino.

Dy pronarët italianë paraqitën dhe  një dokument që sipas tyre është kontrata me kompaninë shqiptare “Delfina 1” për mbetjet.

“Kompania Delfin1 është një kompani që punon me shumë anije të tjera. Dhe është e licensuar dhe certifikuar nga autoritetet shqiptare. Në përfundim të procesit na dorëzon një procesverbal ku na saktëson sasinë dhe llojin e mbetjeve. Për këtë ne mbajmë shënim në regjistrin e brendshëm të bordit ku ka akses cdo kapiteneri në botë. Nuk ka asgjë të ndaluar, asgjë të jashtëligjshme nuk ka absolutisht. Një anije që e bën këtë linjë prej vitesh nuk mund të mendohet se e mund të bëjë trafik mbetjesh të rrezikshme. Na vjen keq për njerëzit që janë nën arrest, shpresojmë që autoritete të bëjnë sqarimet e nevojshme sa më parë”, thotë ato.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.