AKTUALITET

OBSH bëri thirrje për t´u pregatitur, ja çfarë ndodh në rastin e një pandemie

20:23 - 24.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Organizatë Botërore të Shëndetësisë Dr Tedros Adhanom gjatë ditës së sotme është shprehur se ka frikë se e ardhmja do të sjellë të tjera probleme edhe më të mëdha për shkak të koronavirusit. “Bota duhet që të marrë masa serioze, e madje të përgatitet për një pandemi”, theksonte ai.




Ai theksoi se OBSH-ja është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet mbi koronavirusin dhe se shkalla e përhapjes është për t’u shqetësuar. Raste të reja po shfaqen përditë në Itali, Korenë e Jugut dhe Iran, e kjo është mjaft shqetësuese.

“Çdo shtet duhet të marrë masat sipas specifikave përkatëse, ne po bëjmë të njëjtën gjë. Bota duhet që të përgatitet për një pandemi’, u shpreh ai.

Por kur shpallet një masë e tillë?

Pandemia shpallet kur një sëmundje infektive rrezikon të përhapet njëkohësisht në vende të ndryshme të botës dhe BBC, duke cituar ekspertë të shëndetësisë, shkruan se rastet në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali flasin për një fazë fillestare të saj.

Disa njerëz mendojnë se nocioni pandemi do të thotë që të mbyllen kufijtë, ndërtohen mure, të anulohen të gjitha fluturimet dhe të vihen në karantinë shtete të tëra. Mirëpo kjo është e gabuar.

Tentativa për të kontrolluar një virus mund të ngadalësojë përhapjen dhe të marrë kohë për t’u përgatitur, por nëse ndodh që të ketë pandemi, sipas përkufizimit do të thotë që ka dështuar mbajtja nën kontroll. Në këtë mënyrë, të tjera tentativa për ta mbajtur të kontrolluar virusin do të jenë të pakuptimta, madje edhe kthehen kundër.

Në këtë fazë, fokusi kalon nga kontrolli tek lehtësimi. Kjo do të thotë që të ngadalësohet shpërndarja e virusit në një popullatë në të cilën ka zënë rrënjë. Kjo realizohet me masa individuale, si larja e duarve dhe masa kolektive, si “distancat”, pra anulimi i eventeve ku ka masa njerëzish etj.

Nëse pandemia lëviz ngadalë atëherë edhe kërkesa për të marrë shërbim shëndetësor do të jetë e ulët, rreziku për ato sisteme që mbipopullohen do të ulet dhe në këtë mënyrë numri i njerëzve që do të përfitojnë nga krijimi i një vaksine të jetë më i lartë.

 

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se është bërë shpallja e pandemisë në këto momente, por ekspertët bëjnë thirrje për përgatitje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.