Show-Bizz

Rezarta Shkurta rrëfen kujtimet nga Nexhmije Hoxha: Ja si e njoha zonjën “histori”

17:53 - 26.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 99 vjeçare.




Pak minuta më parë, Rezarta Shkurta nusja e nipit të Nexhije Hoxhës, ka postuar në Instagram një video të vajzës së saj Herës me stërgjyshen, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh.

“Pata fatin të njohë një zonjë “Histori”. Një gjyshe e stërgjyshe të dashur. Një grua shekullore për nga mosha, fuqia dhe dija e saj. Një grua luftarake deri ne fund! Kujtimet dhe përshtypjet e para që kam për Nexhmije Hoxhen ishte përpikmërija. Oraret e sakta pa lëvizur sekondi, në zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Për mua aso kohe por edhe sot ishte dhe është e pabesueshme se si një njeri për aq vite me aq përpikmëri të organizonte jetën e saj. Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Ndërkohë që e fotografoja këtë zonje 99-vjeçare, pasi me kish cituar me përpikmëri se si e dëshironte foton, apo korrigjonte në mënyrë të detajuar këndet fotografike, kuptoja se jo rastësisht kjo zonje kishte bërë Histori. Një nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Përjetime dhe meditime në jetën time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo botë. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin siç kish bërë gjithë jetën e saj. E forte, e kthjellet me një memorie te jashtëzakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurinë dhe një trashëgimi historike. U prefsh në paqe Nena Mija!

https://www.instagram.com/p/B9CUa8oJXWL/?utm_source=ig_web_copy_link


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.