Kronikë

Grabitja e bujshme në Rinas/ Pas 1 viti në kërkim, arrestohen vëllezërit Çala

10:02 - 19.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka arrestuar dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të cilët prej 1 viti kërkoheshin nga uniformat blu pasi akuzohen për grabitjen e bujshme që ndodhi prill të vitit të kaluar në Rinas ku rrëmbyen rreth 4.6 milionë eurove.




Më 9 prill të 2019 një grup personash arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit. Pas një përplasje me Policinë mbeti i vdekur Admir Murataj, person afër Klement Çalës pasi së bashku grabitën blindat po 2 vite më parë afër Rinasit.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Shtetit:

Megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.

Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.

Sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.

Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Për detaje të mëtejshme të operacionit do t’ju njoftojmë në përfundim të operacionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.