Aktualitet

Video/ Nga spitali në varreza, 71-vjecari që ndërroi jetë nga Koronavirusi, përcillet për në banesën e fundit në Berat vetëm nga bashkëshortja

13:49 - 23.03.20 Gazeta Shqiptare

Nën masa të rrepta sigurie është përcjellë sot për në banesën e fundit 71-vjeçari F.M,i prekur nga virusi vdekjeprurës Covid-19. 71-vjeçari me origjinë nga Kuçova ishte transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në “Spitalin Infektiv” përpara 7 ditëve.



WhatsApp-Image-2020-03-23-at-13.22.15 WhatsApp-Image-2020-03-23-at-13.22.18 WhatsApp-Image-2020-03-23-at-13.22.15-600x450
<
>

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus,fibrilacion arterial dhe hipertension. Ai u varros nën masa të rrepta sigurie,pa praninë e asnjë familjari,përveç bashkëshortes,e cila prej 10-ditësh ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj në lagjen “1 Maji” në Kuçovë,që ditën që mori vesh se bashkëshorti i saj rezultoi “pozitiv” me Koronavirus.

Në funeral ishin të stacionuar edhe forca të shumta policore,për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë gjatë përcjelljes së tij për në banesën e fundit. Viktima erdhi nga Spitali i Tiranës,direkt në varrezat e qytetit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.