AKTUALITET

Durrës/ 12 raste të reja me Koronavirus, 11 nga e njëjta familje, shtohet edhe një vatër e re

13:02 - 31.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Durrësi është një nga qytetet më të prekura nga Koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se 26 raste janë në rrethin e Durrësit.  Bëhet me dije se 11 nga 12 personat e dalë pozitiv janë të të njëjtës familje por aktualisht janë në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Infektimi i tyre është një rast transmetimi nga 71-vjeçari i identifikuar ditët e fundit.




Ndërsa një rast tjetër është një vatër e re në këtë qytet. Ndërkaq ka shkuar në 243 numri i të infektuarve dhe në 13 numri i viktimave nga Koronavirusi në vendin tonë.   Viktima e 13-të është një pacient 62-vjeçar nga Durrësi, i cili ka pasur sëmundje shoqëruese, dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.