AKTUALITET

Luftuan me koronavirusin më shumë se 12 ditë, 5 pacientë të infektuar lënë Infektivin  

21:35 - 31.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pesë pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus kanë lënë ditën e sotme spitalin Infektiv, duke e çuar në 52 numrin e të shëruarve nga COVID-19.




Lajm ky i bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në “Facebook” se dy prej tyre ishin në gjendje të rëndë dhe më shumë se 12 ditë kanë qëndruar në terapi intensive.

“Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga #COVID-19

Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e #COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi Deri tani 5️⃣2️⃣ të shëruar nga #COVID-19”, shkruan Manastirliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.