AKTUALITET

Shtyrja e qirave/ Rama: Subvencione për qiradhënësit që s’kanë të ardhura të tjera

18:09 - 03.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama në një dalje live nga ‘Facebook’, teksa pohoi se do të subvencionohen të gjithë ata qiradhënës që jetojnë me të ardhurat e pronave që japin me qira.




“Individët që jetojnë me qira një mjedis që e kanë në pronësi dhe s’kanë të ardhura të tjera, absolutisht do të jemi ne që do i mbështesim për këtë periudhë”, shtoi Rama ndër të tjera.

“Ne nuk i themi disave që kanë dhënë një pronë me qira dhe jetojnë me atë qira, se nuk i ndihmojmë dot.

Akti do të detajohet, drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nxjerrë udhëzime. Individët që jetojnë me qira një mjedis që e kanë në pronësi dhe s’kanë të ardhura të tjera, absolutisht do të jemi ne që do i mbështesim për këtë periudhë. Këta biznese s’do e paguajnë këtë qira në këtë limit të vendosur. Por kur të përballen me qiradhënisit s’do i lëmë vetëm. Do i subvencionojmë. Ndoshta jo të gjithë masën e qirasë, por një pjesë të saj. Nuk bëhen gjërat opshe. Kjo bëhen në kohën e piramidës. Partia e Sudes e bën këtë dhe vazhdon të sjellë një faturë. Po të zbatohej kjo faturë, duhet t’ju merrej dhe pensioni i pensionistëve për një muaj, për të gjitha ato që përshkruhen në recetën magjike. Siç përshkruhet në recetën e zonjës Sude”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.