AKTUALITET

“Atë e kemi nënë, e kemi baba”/ Flet nga Gjermani vëllai i Pëllumb Piperos: Kur fola kishte tre ditë pa fjetur

20:17 - 07.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eduard Pipero, vëllai i mjekut Pëllumb Pipero ka treguar një anë tjetër të mjekut që dy muajt e fundit ka pushtuar të gjitha ekranet shqiptare. Në një lidhje me Skype në emisionin “Shqipëria live”, përballë, Flori Gjinit dhe Erjona Rusit, Pipero u shpreh se ka frikë për të vëllanë që është në vijën e parë të luftës me Covid-19.




Ndër të tjera, Eduard Pipero, që prej vitesh jeton në Gjermani, rrëfeu se Pëllumbi për ta (vëllezërit dhe motrat e tjerë) është gjithçka që kanë, pasi e ëma i ka lënë në moshë të re. Ndërsa babai u ka vdekur para disa kohësh.

“Mundohemi të zbatojmë atë që na udhëzon Pëllumb Pipero. Mjekët janë heronjtë e vendit tonë dhe jam i kënaqur që kryeministri është shumë i kujdesshëm. Patjetër unë shpesh komunikoj me vëllanë, sepse na lidh sporti, atë vrapi dhe mua boksi. Unë gjithmonë e thërras doktor. Jemi shumë krenar për të, po ashtu lutem që i gjithë vendi jonë të dalë nga kjo situatë. Doktori është një motivator shumë i fortë dhe sinqerisht, ashtu siç shfaqet në televizor është në të vërtetë. Një ditë kur fola kishte pothuajse tre ditë pa fjetur. Ai është shumë optimist, i vendosur, luftëtar, ne krenohemi me të. Sinqerisht mua më kanë shkruar shumë pyetje në Facebook dhe jam mundurar t’i lidh me doktorin.

Jam munduar me mundësitë e mia t’i lidh me profesorin. Doktori është njeri shumë i dashur, zemërmirë, i durueshëm. Ne jemi rritur pa nënë dhe na ka mbajtur dashuria për njëri-tjetrin. Doktori është më i madhi nga vëllezërit e motrat. Babai na vdiq para disa kohësh, ndërsa nëna kur kam qenë i vogël dhe ai për ne është baba, nënë gjithçka. Së pari unë ju përshëndes ju, faleminderit për intervistën. Përshëndes vëllanë, Pëllumbin. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dëgjojnë mjekët dhe të ndjekin këshillat e tyre sepse është shumë e rëndësishme. Ju lutem respektoni atë që ju thotë doktor Pipero,”- përfundoi fjalën e tij Eduardi.

Mjeku Pëllumb Pipero është kthyer në një ‘udhërrëfyes’ për të gjithë shqiptarët që tashmë po kalojnë një periudhë mjaft të vështirë për shkak të koronavirusit. Ai ka qenë i ftuar në shumë emisione, dhe ka dhënë këshilla të vlefshme për të gjithë të karantinuarit. Së fundmi, Pipero u kthye dhe në një picë që kishte figurën e një pëllumbi, për të qenë akoma më afër tavolinave tona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.