AKTUALITET

Mjeku i njohur gjerman: Deri në fund të këtij viti duhet të jemi shumë të kujdesshëm, nuk do të jetë një jetë normale

20:04 - 10.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Profesor dr. Andrej Trampuz, drejtor i laboratorit për hulumtimin e sëmundjeve infektive në “Charité – Universitätsmedizin” në Berlin është shprehur se derisa nuk do të ketë vaksinë ndaj COVID-19 jeta nuk do të jetë normale.




Ai paralajmëron që në rast se pas kulmit të pandemisë do të hapej hapësira për jetë normale,siç ka qenë më herët, atëherë pandemia do të shpërthente përsëri.

“Do të ketë mundësi që të shkohet në punë ose të ketë tubime në grupe të vogla, por ngjarje të mëdha gjatë këtij viti nuk do të ketë. Edhe këto tubimet e vogla, me siguri që do të jenë me maska ose duke e ruajtur distancën. Deri në fund të këtij viti do të na duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe kjo nuk do të jetë një jetë normale”, thotë dr. Trampuz, për REL.

Lidhur me teoritë e ndryshme të konspiracionit, dr. Trampuz thekson që asnjë njeri nuk është aq inteligjent që ta krijojë një virus të tillë.

“Vetëm natyra është aq intelegjente që të mund ta krijojë atë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.