AKTUALITET

MSH jep përditësimin: Gjatë 24 orëve të fundit 10 raste të reja me COVID-19

10:58 - 07.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e fundit ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 270 testime nga ku 10 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Në total në vendin tonë janë  842 të prekur




Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.

Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.