Bota

Korona ashpërson marrëdhëniet Kinë-SHBA

12:09 - 31.05.20 Gazeta Shqiptare

Më 24 maj qarkulloi për herë të parë nocioni i „Luftës së re të Ftohtë”. Ai u përmend nga ministri i Jashtëm i Kinës, Vang Yi. Në kuadër të kongresit kombëtar të Partisë Komuniste në Pekin, Yiu reagoi ndaj akuzave gjithnjë e më të ashpra të SHBA, sipas të cilave, Kina është përgjegjëse për përhapjen e pandemisë së Coronës në botë. Vang akuzoi SHBA për përhapje të „gënjeshtrave dhe teorive konspirative”. Krahas virusit Corona në SHBA po përhapet edhe një „virus politik”, tha Trump para gazetarëve.



Toni mes Pekinit dhe Uashingtonit në krizën e Coronës është ashpërsuar. Në fillim të majit, presidenti Trump bëri krahasime historike. „Ky është sulmi më i keq që kemi pasur. Ky është më keq se Pearl Harbor. Ky është më keq se Ëorld Trade Center”. Sipas Trump, virusi “mund të ndalej në Kinë po nuk u bë.”

Pandemia si përshpejtues konflikti

Në fillim të pandemisë, optimistët shpresuan se pandemia do të bëjë që Pekini dhe Uashingtoni të bashkëpunojnë më shumë. Por retorika aktuale tregon për simptomat e një konflikti më të thellë. Josef Braml, ekspert për SHBA në Shoqatën Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) thotë se „pandemia po përshpejton dhe forcon rivalitetet gjeoekonomike ekzistuese mes Kinës dhe SHBA.” Gjeoekonomi do të thotë pushtet ekonomik, pushtet në treg që përdoret për qëllime gjeostrategjike. Në këtë rivalitet bëhet fjalë për kontrollimin e tre faktorëve: „rrjedhën tregtare, rrjedhën financiare dhe atë të të dhënave, ku të dhënat janë faktori më i rëndësishëm”, thotë Braml.

Grindja për Huaëei

Askund kjo nuk duket më qartë, se tek grindja  e Huaëeit. Koncerni kinez bën pjesë në koncernet kryesore në botë për përhapjen e rrjeteve 5G. Ai është me këtë në krye të zgjerimit të „internetit të sendeve” dhe prodhimit për industrinë 4.0. „Huaëei është maja e shigjetës së fuqisë inovative kineze dhe politikës teknologjike të Kinës”, thotë eksperti për Kinën, Sebastian Heilmann. „Në këtë kuptim Huaëei ka një rëndësi të madhe, që kalon kufijtë e koncernit. Prandaj është shumë e qartë që SHBA momentalisht bëjnë gjithçka për t’i dhënë fund historisë së tij të suksesit, thotë eksperti.

Ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo e cilësoi koncernin kinez si „kalë Troje të shërbimeve sekrete kineze”. Frika është që Huaëei në fshehtësi mund të depërtojë në rrjetet 5G. Me këtë shërbimet sekrete kineze mund të kenë qasje në rrjedhën e të dhënave në ekonominë digjitale të së ardhmes. Ambasadori amerikan, Richard Grenell në mars bëri presion në një letër drejtuar ministrit gjerman të Ekonomisë, Peter Altmeier. SHBA do ta ndërpresin bashkëpunimin me shërbimet sekrete gjermane nëse Huaëei merr pjesë në ngritjen e rrjeteve 5G.

Më 15 maj edhe fisheku i fundit: prodhimi i chipave. Nëse diku në botë në një fabrikë silikoni përpunohet në mikrochipa të Huaëeit, nuk lejohet të përdoren makineri amerikane, instrumente, produkte të tjera.

Gracka e Thukydidit

Marshimi i pashembullt ekonomik dhe teknologjik i Kinës në tre dekadat e fundit, ka krijuar një konstelacion që lidhet me emrin Thukydidit. Që para 2.400 vitesh, historiani grek përshkroi dinamikën fatale që krijohet, kur një fuqi në ngjitje ndesh me një fuqi të vjetër. Rritja e fuqisë së ndikimit të superfuqisë në ngjitje sjell pashmangshëm zhvendosje gjeopolitike të fuqive. Këto konflikte duhet të çaktivizohen me një politikë të mençur ose ato shkarkohen në një luftë të re.

Politologu amerikan, Graham Allison ka hedhur një vështrim në histori në 500 vitet e fundit duke parë 16 raste të ngjitjes së një fuqie të re. Në 12 raste gracka e Thukydides u bë realitet me gjakderdhje. Ai paralajmëroi se „ngjitja e Kinës, një civilizim 5000 vjeçar me 1,3 miliardë njerëz nuk është një problem që zgjidhet. Ajo është një gjendje, gjendje kronike që duhet të menaxhohet përtej një gjenerate.”

Politikanë me dëshirë për konflikt

Politikanët në Uashington e Pekin duket se nuk janë gati për këtë. Deri në vitin 2012 krerët politikë në Kinë u orientuan në devizën e Xiaopinit. Babai i politikës reformuese të Kinës thoshte „fshihe pushtetin tënd dhe prit momentin e duhur.” Xi Jinping me sa duket mendon se koha për Kinën tani ka ardhur. Kina po shfaqet në botë me një vetëbesim në rritje, si nga ana ekonomike edhe ushtarake. Në Detin Kinezojugor luftanijet amerikane dhe kineze afrohen në mënyrë të rrezikshme.

Në SHBA nga ana e tij Trump ka bërë Kinën përgjegjëse që para Coronës, për atë që nuk ecën mirë në Amerikë. Para zgjedhjeve në nëntor, ai po e kthen gjithnjë e më shumë Kinën në një armik, edhe për të larguar vëmendjen nga menaxhimi i keq i krizës së Coronës në vend. Që Xi edhe Trump përdorin kartën nacionaliste është shqetësues për ekspertin Heilmann. „Xi shikon veten në rrugën e suksesit dhe gëzon për sundimin e pandemisë. Trump është nën presion. E të dy nuk kanë vullnet për kompromise. Këto janë pikënisje jo të mira për një menaxhim të mirë të konfliktit mes SHBA dhe Kinës.”

Një raport i publikuar i administratës amerikane më 20 maj me titull “Qasja strategjike e SHBA ndaj Republikës Popullore të Kinës” bën fjalë për një rivlerësim themelor të marrëdhënieve me Kinën, për një realizëm të ri dhe pranimin e një konkurrence strategjike. Shprehimisht autorët i vënë kryq qëndrimit, se lidhja e rivalëve në institucionet ndërkommbëtare dhe tregtinë globale do t’i bëjë ata aktorë mirëdashës dhe për t’u besuar.

Donald Trump madje në një intervistë me Fox në mes të majit madje tha se SHBA mund edhe t’i ndërpresë plotësisht marrëdhëniet me Kinën dhe me këtë SHBA do të kursente 500 miliardë dollarë, sipas prognozës së Trumpit. Sipas ekspertit Braml „mendësia e njohur, se tregtia e lirë i ndihmon të gjithë, mendimi ëin-ëin po kthehet kokëposhtë tani”. Tani vlen „varësia e dyanshme të bën të cënueshëm. Ne jetojmë në një botë ku askush nuk fiton në fund.”

Se si do ta gjejnë europianët vendin e tyre në këtë botë, kjo mbetet ende e hapur. Për shkak të polarizimit kinezo-amerikan koha e bizneseve fitimprurëse mund t’i jetë afruar fundit. Britania e Madhe në drejtim të Huaëeit ka marrë një vendim. Në fund të majit kryeministri Boris Johnson u kërkoi nëpunësve të tij të zerojnë pjesën e Huaëeit në rrjetet 5G në Angli. Uashingtoni duhet të jetë i kënaqur./ DW

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE