AKTUALITET

Rëndohet bilanci/ Në 24 orët e fundit humbin jetën 3 persona, 69 raste të reja

11:22 - 30.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në përditësimin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë është bërë me dije se kanë humbur jetën 3 persona nga COVID-19. Në vendin tonë janë bërë 371 testime nga ku 69 raste kanë rezultuar pozitiv.




Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.