AKTUALITET

“Ç’të bëjë qeveria me një budalla të tillë?”, Braçe sulmon Bashën: T’i bëhet tampon, nëse del pozitiv ta arrestojë?

16:30 - 04.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Erion Braçe, numri dy i Qeverisë përmes një postimi në rrjetin social ka sulmuar Lulzim Bashën. Pas deklaratës së kreut të PD-së, se qeveria u dorëzua, mbroni veten, Braçe shkruan se ç’të bëj qeveria me një budalla të tillë?




Braçe ka postuar fotot e Bashës nga takimi i sotëm në Podradec dhe shkruan se ka qenë pa maskë dhe nuk ka mbajtur distancën fizike.

“Hyn ne nje bulmetore, mbyll deren se do bej videon e tij idiote,

ne pak meter katror e pa ajrim behen tre vete bashke, asnje me maske,

asnje me doreza-dyqan ushqimi,llap e llap e shperndan sterkla ngado per 30 minuta e me shume me rradhe, prek me dore siperfaqe qe duhet te jene sterile, dizinfektanti nuk duket gjekundi!

He pra, cte bej qeveria me kete?”, shkruan ndër të tjera, Braçe.

 

POSTIMI I PLOTË

Ue ue ue nevriku;

Si tha-si tha,

QEVERIA U DOREZUA,

MBRONI VETEN?!

Me falni,

po cte bej qeveria me nje budalla te tille?

Hyn ne nje bulmetore,

mbyll deren se do bej videon e tij idiote,

ne pak meter katror e pa ajrim

behen tre vete bashke, asnje me maske,

asnje me doreza-dyqan ushqimi,

llap e llap e shperndan sterkla ngado per 30 minuta e me shume me rradhe,

prek me dore siperfaqe qe duhet te jene sterile, dizinfektanti nuk duket gjekundi!

He pra,

cte bej qeveria me kete?

Ta gjobise?

Tamam, pse nuk gjobitet ky apo

eshte ndryshe nga dynjaja ky,

ka imunitet?

Ta ndaloje, ti bej tamponin e nese del pozitiv ta arrestoje?

Apo ka imunitet nderkombetar ky dhe behet nami neper bote per kete?

E di si eshte puna njerez;

PATJETER QE MBRONI VETEN!

MBANI MASKE NE CDO AMBJENT TE MBYLLUR E PA DIATANCA!

Beje per vete, familjen tende,

prinderit e tu!

Budallenjte shkojne e vijne,

kur behen te demshem duhet du perplaset ligji surratit!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.