AKTUALITET

“Një pjesë e ëndrrave të 2 korrikut kanë mbetur rrugëve”- Gazetari Hamdi Jupe tregon ç’ndodhi te ‘Zëri i Popullit’ me shkrimin e Ylli Popës: Nuk u kuptua nga të gjithë, por…

18:04 - 04.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për gazetarin Hamdi Jupe, 2 korriku mbetet gjithnjë një datë e mirë për të bërë një bilanc mbi atë çka ëndërronin shqiptarët 30 vite më parë. I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, Jupe thotë se gjërat në vend kanë ndryshuar edhe pse jo në mënyrë të kënaqshme.




“Kishte shumë pritshmëri ato pritshmëri nuk janë realizuar të gjitha. Natyrisht ka edhe arritje të pamohueshme. Shqipëria ka hyrë në rrugën e ekonomisë së tregut. Institucionet funksionojnë, vendi është hapur me botën. Jemi bërë anëtarë të NATO-s. Ndërsa pjesa tjetër ka mbetur rrugës” – u shpreh Jupe.

Jupe, kujton se shkrimi i botuar në gazetën ‘Zëri i Popullit’, nga Ylli Popa, ndonëse nuk u kuptua shënoi nisjen e ndryshimit.

“Ai i tha gazetarit se jam i bindur që ju nuk e botoni. Por Musa Ulqini kishte besimin se shkrimi do të botohej pasi ishte shkrimi i një profesori, i një deputeti. Dhe u botua shkrimi në dy numra gazete. Ai I drejtohej pjesës së ngritur të inteligjencës, nuk i drejtohej popullit. Shumë gjëra aty nuk kuptoheshin. Dhe kur I jam kthyer tani edhe unë I kam kuptuar. Ai flet për Picason, kur për të ishin burgosur njerëz. Shkrimi, nuk u kuptua sikur dicka po lëvizte. Po u tha se ka gjëra të reja të cuditshme, por këto i di udhëheqja. Kryesorja ishte se nga lart nuk pati asnjë reagim për shkrimin. Nuk them e kishte konsultuar me Ramiz Alinë, po ai e kishte ndjerë se sistemi po hapej në Shqipëri. Ndoshta Ramiz Alia kishte bërë premtime, dhe ai ishte ekzaltuar dhe e kishte kaluar masën” -u shpreh Jupe.

Hamdi Jupe kujton se nga ai moment cdo ditë në gazetë botohej dicka ndryshe, një ndër to ishte njoftimi se në Zvicër ka 25 mijë vende të lira pune.

“Cdo shkrim që botohet në gazetë ka një mesazh. Cili ishte mesazhi i këtij, kjo lidhej edhe me artikullin e Ylli Popës, thonim dicka po ndodh këtu, por kryeredaktorin nuk e pyesnim. Ai kishte një status të lartë, psh. Unë kam hyrë vetëm dy herë në zyrën e tij nga dy minuta, në 4 muaj” -ndërsa sjell në vëmendje mbledhjet e mëngjesit në redaksi.

“Ai zhvillonte mbledhje me shefat e sektorit, dhe quhej kolegjiumi I gazetës, cdo mëngjes. Dhe thoshte që do trajtohet kjo temë, kjo temë.. dhe kaq mbaronte puna e tij me shefat, ata ngarkonin gazetarët dhe në darkë shkrimet do të ishin gati. Pasta jai do të kontrollonte shkrimet, do vinte në orën 20:00 do kontrollonte faqet dhe në 20:30 ikte. Nga njëra anë shkrimi i Popes, nga ana tjetër njoftimi, më tej thotë do shkruajmë edhe për pronën private. Madje njëri iu kthye ‘ e ke fjalën për pronën vetjake” – rrëfen Jupe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.