AKTUALITET

Aksident i rëndë në Shkodër/ Makina përplaset me murin, ndërron jetë 28-vjeçarja

20:40 - 06.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në aksin Shkodër-Bardhaj, me pasojë vdekjen e një personi




Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.