Aktualitet

Covid-19, valë tjetër në vjeshtë/ Ministri i Shëndetësisë në Shkup: Do jetë më i fuqishëm dhe do përhapet më shpejt

21:25 - 06.07.20 gsh

Maqedonia e Veriut raportoi të hënën 5 viktima të reja të koronavirusit, me të cilat numri total shkon në 346.Ndërkohë nga 894 mostra në 24 orët e fundit kanë rezultuar 78 raste pozitive, pjesa më e madhe në Shkup. Ndryshe nga ditët e tjera, të shëruarit janë 172 ose thuajse 100 më shumë se numri i të infektuarve. Kjo është edhe shifra më e lartë e të shëruarve në dy muajt e fundit.



“Parashikimet se koronavirusi do të zhdukej gjatë muajve të verës, nuk janë materializuar. Virusi është këtu. Padyshim që do të qëndrojë për një kohë të gjatë dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Ne duhet ta përgatisim sistemin e kujdesit shëndetësor dhe t’i respektojmë masat e mbrojtjes personale”, tha ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, duke paralajmërur valë të re në vjeshtë.

“Sipas të gjitha analizave dhe parashikimeve, mbetet supozimi se virusi në vjeshtë do të përhapet më shpejt dhe do të jetë më i fuqishëm se në këtë periudhë, sepse njerëzit do të jenë në hapësira më të mbyllura dhe kjo do të çojë në përhapjen më të madhe të virusit”, tha ai.Duke iu referuar kufijve me vendet fqinje, Filipce tha se po bisedohet në komisionin për sëmundjet infektive për bilancet në rritje në rajon.

“Nëse konfirmojmë se rreziku nga hyrja e qytetarëve nga rajoni në territor maqedonas është i madh atëherë do të rekomandojmë mbylljen e kufijve”, tha ai duke shtuar se gjatë fundjavës, nuk ka patur sidoqoftë të dhëna nga hyrjet në kufi.“Presim informacione nga shumë qendra të shëndetit publik nga Kosova dhe Serbia. Dy ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të ndërmerren apo jo masa në kufij”, tha Filipce./tch

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE