AKTUALITET

Brataj: Korriku i rrezikshëm, me rritje rastesh. S’mund të lësh jetën e njerëzve në dorën e aventurierëve

08:30 - 10.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku Skënder Brataj, kreu i Urgjences Kombetare ka thene se java që ndodhemi momentalisht është javë në rritje përsa i përket të infektuarve me koronavirus dhe se përkon me dëmet e Qershorit.




Ai shprehet se i gjithë korriku është i rrezikshëm dhe mund të hapet spitali Covid 2-shi. Pyetur ne studion e Opinion, nese sistemi shëndetësor a është i gatshëm ta përballojë situatën e Covid-19, Brataj theksoi: Sistemi është i gatshëm, momentalisht jemi as në 30% të kapaciteteve që kemi. Ne tani kemi efektet e qershorit. Dëmi është bërë, rezultati që kemi tani është dëmi që është shkaktuar nga hapja e menjëhershme. Do të paktën 4 javë, domethënë nga java 0 që ti fillon hap masat, kontaktet, transmetohet virusi dhe ne në këtë periudhe jemi në fillimin e pasojave të qershorit. Kjo javë është në rritje dhe është java që përkon me dëmet e qershorit. Janë Covid 1, Covid 2, Covid 3, Covid 4 që janë që janë rreth 550 shtretër, janë bërë 256 respiratorë. Tani janë të shtruar rreth 84 pacientë të shtruar.

Sipas mjekut, siç po duket situata “së shpejti do hapim Covid 2-shin”.

Ai paralajmeroi se muaji ne te cilin jemi do te jete me rritje shifrash. “Korrikun do ta kemi në ngritje, është maksimumi i dëmit që është bërë. Nëse qytetet do vazhdojnë në këtë mënyrë, nëse Tirana do vazhdojë me baret ngjeshur njëri me tjetrin, qyteti që do jetë transmetim komunitar i hapur dhe detyrimisht që do të kufizohet. Mënyra e jetësës do fillojë të kufizohet si në çdo shtet tjetër, nuk ka mënyrë tjetër. Nuk mund të lësh jetën e njerëzve në dorën e aventurierëve. Kështu që në një mënyrë po kërkohet dhe po insistohet me çdo kusht që njerëzit të ndërgjegjësohen që koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë edhe në moshë të re”.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.