Kronikë

Tentoi të korruptonte një efektiv policie, arrestohet 58-vjeçari në Fier

17:14 - 10.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 58-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e uniformave blu, pasi tentoi që të korruptonte me para një efektiv.




Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. B., banues në Fier, i cili akuzohet se i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës, me qëllim marrjen e saj në afate të përshpejtuara.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.