AKTUALITET

Infektologu kosovar: Pandemia e COVID-19 mund të zgjasë së paku dhe 6 muaj

12:05 - 13.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa raste me COVID-19 sa vijnë dhe shtohen në Kosovë, infektologu Izet Sadiku paralajmëron se kjo situatë do të zgjasë së paku gjashtë muaj.




Sadiku bën thirrje që të respektohen masat parandaluese derisa të zbulohet një vaksinë kundër Covid-19, ndërsa shton se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin së paku edhe për 6 muaj, pasi që sipas tij edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk premton që kjo situatë do të kalojë shpejtë, pa u zbuluar vaksina.

Në një intervistë në RTV21, infektologu  ka thënë se kapacitetet e spitaleve publike pothuajse janë mbushur pasi po trajtohen mbi 300 pacientë prej të cilëve mbi 170 janë me oksigjenoterapi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.