Kryesore

“Tërhiquni ose bllokojmë negociatat me BE”, Rama: Miku i Bashës u nxitua, zhvleftëson Kuvendin! Nuk i kemi premtuar Bundestagut si kusht lumturinë e tij!

13:48 - 15.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministi i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur sot zhgënjyes deklaratën e bërë një ditë më parë nga Zv.kryetari i Grupit të CDU-CSU në Bundestagun gjerman, Johann Ëadephul.




I pyetur nga mediat për këtë “kercenim” të bërë nga gjermani i CDU-CSU, Rama ka thënë prerë se ajo deklaratë ishte “zhgenjyes në planin etik”, i zhbalancuar ne planin politik dhe e nxituar ne planin institucional.

“Gjermania është pikë referimi për ato çfarë mishëron për funksionimin e demokracisë, lokomotivë e fuqishme që udhëheq Evropën. Deklarimi i djeshëm i Ëadephul i nxituar, është mik i Bashës por dhe i imi. E çmoj shumë përpjekjet e tij, ato se çfarë ka shpenzuar ai për vendin nuk ia hedh poshtë por ajo e djeshmja zhvleftëson kuvendin. Ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht për ta ndaluar Kuvendin të shkojë përtej saj.

Në planin etik zhgënjyes, duhet të flitet me fakte, ai nuk e ka sajuar por e ka dëgjuar që nisma kushtetuese ndalon koalicionet , kjo është e pavërtetë, ato thjesht do jenë si në çdo vend evropian , ku partitë kanë të drejtë të grupohen si duan, siç e bën dhe partia e tij. Në planin politik, mbanë anën e opozitës.

Dua të merrem me thelbin më vjen keq për faktin se në deklarimin e djeshëm vihet në pikëpyetje edhe pikëpamja për negociata, por Bundestagu s’na kanë vënë kusht të bëjmë të lumtur Bashën. Bundestagu dhe KE i kanë kërkuar vendit miratimin e një reforme elektorale dhe pikë, nuk duhet të gjykohet vendi në bazë të fjalëve dhe anësive politike, por duhet të gjykohet mbi bazën e fakteve.

Nuk jam penduar që ne e pritëm në pafundësi opozitën jashtë në tryezë që e shtyu shumë procesin për realizimin e kësaj reforme”, bëri të ditur, Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.