AKTUALITET

01 Premium, birra më e re në treg, nga “Hysenbelliu Group”

14:56 - 16.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Hysenbelliu Group” zhvillohet nëpërmjet aplikimit të standardeve më të larta në produktet që krijon. Prirja për të ofruar cilësi dhe inovacion është vlerësuar nga klientët dhe nga tregu, duke i dhuruar stafit menaxherial motivimin për të bërë gjithmonë e më shumë drejt realizimit të projekteve të reja.




Si bashkim i nevojave të sotme të tregut, tendencave në rritje për produkte që kënaqin shijen mesdhetare dhe eksperincës së krijuar ndër vite, fabrika e birrës së parë shqiptare nën menaxhimin e ekipit të ‘Hysenbelliu Group’ realizon formulën e birrës 01 Premium, me një pamje unike dhe cilësi të lartë për vitin 2020.

01 është birrë pilsen premium, e lehtë në shije, aromatike e cila përcjell freski në çdo kohë për të gjithë konsumatorët.

Paketimi plotësisht blu me të artë i shton dimension dhe thellësi imazhit të birrës më të re në treg 01 Premium. Dizenjimi i paketimit përfshin ngjyra të ndritshme, etiketë të re të dizajnuar, format të ri të paketimit, të gjitha këto për të rritur prezencën në treg dhe për t’i ofruar konsumatorit cilësi premium të birrës.
Me pamjen e re dhe befasuese kjo birrë përcjell pasurinë e cilësisë për konsumatorët që kërkojnë produkte premium.
U mbetet konsumatorëve për ta provuar dhe shijuar birrën më të re në treg.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.