Kronikë

Liroi Gerd Gjeneralin, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit në Korçë, masë ndëshkimore edhe për prokuroren në Tiranë

15:05 - 03.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimet  dhe ka rekomanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendosjen e masës të shkarkimit për gjyqtarin Markelian Kuqo, që liroi nga burgu Gerd Gjeneralin.




Vendimi i Markelian Kuqos për lirimin nga burgu i atij që cilësohet si vrasësi i “të fortit te Tiranës”, Gerd Gjinerari, u shoqërua edhe me një kallëzim penal nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Emri i Markelian Kuqos është lakuar edhe në një ngjarje në tetor 2018, pasi kishte marrë telefonatë nga burgu se i kanë vendosur një bombë në makinë. Pasi policia ka kryer kontroll në mjet, nuk u gjet asgjë që të jetë e dyshimtë.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka rekomanduar pranë KLP ndëshkimin e masë disiplinore dhe për prokuroren e Tiranës, Elina Kombi. Për Kombin, ILD ka rekomanduar “masën e vërejtjes”, pasi akuzohet se ka neglizhuar çështjen e shtetasit Bilbil Hasani, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, por është lënë në qelitë e paraburgimit nga ku dhe kreu aktin e vetëvrasjes.

Bilbil Hasani u akuzua për vjedhjen të vogël parash, por ai vuante nga skizofrenia dhe më herët ishte vendosur masa e shtrimit në “Spitalin Psikiatrik”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.