AKTUALITET

Mjeku kirurg i spitalit të Beratit rezulton pozitiv me COVID-19, niset me urgjencë drejt Infektivit

13:42 - 04.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një mjek kirurg në Spitalin Rajonal të Beratit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Kirurgu 40-vjeçar me iniciale E.Q., pas simptomave të shfaqura ka kryer tamponin, ku ka rezultuar “pozitive”.




Mësohet se mjeku kirurg është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë pasi gjendja e tij është përkeqësuar pasi vuan edhe nga diabeti.  Menjëherë pas kësaj është alarmuar jo vetëm stafi i mjekëve e infermierëve të Repartit të Kirurgjisë por edhe i gjithë Spitali Rajonal i Beratit.

Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Inspektorati i Higjienës kanë mbyllur Repartin e Kirurgjisë dhe kanë kryer edhe dezinfektimin e sallave të operacionit dhe ambienteve të tjera të Repartit.

Mësohet se stafi mjekësor i është nënshtruar kryerjes së tamponeve, edhe pse nuk konfirmohet nga askush brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat sesa është numri i personelit shëndetësor që ka kryer tamponin dhe si po vijon hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit që ka pasur mjeku kirurg, familja e të cilit është vetëkarantinuar në banesë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.