Kronikë

Detaje/ 57-vjeçari në Gjirokastër u gjet i pajetë në kamionçinë, telefonata e autorit me familjen zbuloi ngjarjen

19:38 - 05.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas vrasjes së 57-vjeçarit Gëzim Saraçi, i cili u gjet i pajetë brenda kamionçinës së tij, të tjera detaje mësohen në lidhje me autorin e dyshuar të ngjarjes.




Sipas burimeve policore, autori dyshohet të jetë nga Derviciani i Dropullit. Menjëherë pas sherrit me shoferin që mbeti i vrarë, ky i fundit ka marrë në telefon familjarët e tij duke thënë: “Më kanë qëlluar, më kanë vrarë”.

Kanë qenë familjarët e tij që kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe kanë gjetur viktimën Gëzim Saraçi, por jo familjarin e tyre. Policia dyshon se ai mund të jetë plagosur pas ngjarjes dhe është larguar në drejtim të paditur.

NJOFTIMI

Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.