AKTUALITET

Rritet kurba e të infektuarve me COVID-19 të bluzave të bardha, shënohen 8 raste të reja

11:58 - 06.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konfirmohen 8 raste të reja me COVID-19 tek bluzat e bardha në spitalin Rajonal të Beratit. Të infektuar rezultojnë 5 infermiere në Repartet e Kirurgjisë, Pediatrisë dhe Urgjencës, ndërkohë që kanë rezultuar pozitivë një oksigjenist, një punonjës kaldaje dhe një punonjës magazine në këtë spital.




Rastet janë rritur ndjeshëm menjëherë pasi  një mjek kirurg rezultoi poziti me koronavirus.

Edhe një punonjës në Drejtorinë e Tatim-Taksave në Berat është infektuar me Coronavirus së bashku me bashkëshorten e tij dhe që prej 4-ditësh,pas shenjave të shfaqura,ata ishin karantinuar në pritje të përgjigjes së tamponëve të kryer që rezultuan pozitivë.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 arrin në 43 në qarkun e Beratit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.