AKTUALITET

“Shmangni katastrofën në ekonomi dhe familjet shqiptare, pasojat e Covid-19 janë serioze”, Meta i bën thirrje urgjente qeverisë

14:56 - 07.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar për krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, duke thënë se mbyllja e mijëra qepenëve të biznesit të vogël është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë tonë.




Kreu i Shtetit bën thirrje që të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune.

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.

Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë”, – shkruan Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.