BOTA

Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut, FBI i bashkohet hetimeve

21:22 - 13.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale ka thënë se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) do t’iu bashkohet hetuesve ndërkombëtarë në kërkimet rreth shpërthimit vdekjeprurës të 4 gushtit në Bejrut.




Hale ka thënë më 13 gusht se hetuesit e FBI-së do të marrin pjesë në këto hetime, pas ftesës së bërë nga autoritetet e Libanit. Ai i ka bërë të ditura këto detaje përgjatë një vizite në lagjen e shkatërruar nga shpërthimit të javës së kaluar, që ka lënë të vdekur më shumë se 170 persona dhe ka plagosur më shumë se 6,000 të tjerë.

“FBI-ja do t’iu bashkohet shumë shpejt hetuesve libanezë dhe atyre ndërkombëtarë, me ftesë të Libanit, në mënyrë që të ndihmojmë në gjetjen e përgjigjjeve për pyetjet që e dimë se të gjithë i kanë rreth kushteve që kanë nxitur këtë shpërthim”, ka thënë Hale, shkruan Rel.

Shpërthimi është thënë të ketë ndodhur si pasojë e ndezjes së 2,750 tonëve të nitratit të amonit, që ka qëndruar në portin e Bejrutit për gjashtë vjet në mënyrë të pasigurt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.