AKTUALITET

“Viktimat nga COVID-19 më të larta se Spanja e Italia”, Bozdo: Flitet për një mbyllje tjetër në shtator

14:52 - 14.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtari i kryesisë së PD-së, Enno Bozdo i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 u shpreh se qeveria ka hequr dorë nga menaxhimi i situatës së krijuar nga COVID-19, teksa shton se viktimat nga virusi janë më të larta se Spanja dhe Itali.




Më tej Bozdo shprehet se po artikulohet mundësia për një bllokim të dytë në shtator.

“Në kohën e karantinës PD kërkonte strategjinë për përballimin e virusit nga qeveria. Na u tha se ka strategji dhe skenarë por asgjë konkrete. Kur kanë kaluar 6 muaj shikojmë me trishtim që të infektuarit, por edhe humbjet e jetëve janë shtuar. Qeveria ka hequr dorë edhe nga menaxhimi. Vdekjet për milionë banorë më të larta se Spanja dhe Italia. Nuk dimë si do përballemi me vjeshtën, që shtohet edhe gripi i zakonshëm.

Para 5 ditësh qeveria pagoi 5 mln euro për inceneratorin e Tiranës që praktikisht nuk ekziston në vend që t’i çonte për Shëndetësisë. S’ka mbetur gjë tjetër veçse të ngremë duart lart. Qeveria e fundit në botë për ndihmën që ka dhënë për biznesin. Është diku te 110 mln euro, ndërkohë që vetëm borxh ka marrë 1,1 mld euro. Nuk dimë si do të injektohen dhe ku do të injektohen. Po artikulohet mundësia për një bllokim të dytë në shtator. Është gati ironike për tregon gjendjen e kësaj qeverie”,- tha Bozdo.

Sipas tij, “Ne do dalim nga kriza kur i gjithë rajoni të dalë nga kriza. Skenari duket se vendet e tjera do dalin para nesh nga kriza, do kapin edhe tregjat e lëna bosh prej nesh”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.