AKTUALITET

KLGJ miraton listën, ja gjyqtarët që do të garojnë për anëtarë të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor

17:34 - 08.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar sot listën përfundimtare të gjyqtarëve që do jenë pjesë e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.




Ky short do të hidhet pasdite në ambientet e Këshillit në prani të përfaqësuesve të partive politike por edhe mediave.

LISTA E GJYQTARËVE

Znj. Manjola Xhaxho

Z.Gentian Medja

Z.Sokol Ibi

Znj. Klodiana Mema (Veizi)

Z.Enton Dhimitri

Znj. Alma Kolgjoka

Znj. Emona Muçi

Z.Eriol Roshi

Znj. Ornela Naqellari

Znj. Esmeralda Çeka (Xhili)

Z.Rexhep Bektheshi

Znj. Margarita Buhali

Z.Ardian Dvorani

Z.Asim Vokshi

Z.Artur Kalaja

  1. Edlira Petri

 

Në vijim të mbledhjes, Këshilli miratoi verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për gjyqtarët; Alma Ahmeti, Elona Mihali, Arta Duka, Irida Kacerja, Emona Muçi, Esmeralda Xhili, Igerta Hysi, Klodiana Veizi, Migena Laska dhe Qemal Zaimi.

Gjithashtu Këshilli miratoi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, për kandidatin Erjon Bani dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, për Arbena Ahmeti.

Më tej Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, për kandidaten Albana Boksi dhe kandidatin Klodian Kurushi. Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuar, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, për kandidaten Iliriana Olldashi.

Në përfundim Këshilli vendosi zgjatjen e afatit të caktimit të gjyqtares së skemës së delegimit Mimoza Margjeka, në Gjykatën e Apelit Korçë si dhe mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.