Kronikë

Policia e Lezhës, plan masash për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim

15:39 - 18.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Lezhës njofton se ka përgatitur një sërë plani masash, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.




Burimet zyrtare bëjnë me dije gjithse janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme. Si rezultat është  arrestuar në flagrancë 1 shtetas, është  proceduar penalisht 1 tjetër , si dhe janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Lezhë

Plan masash për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha shërbimet e  Drejtorisë  Vendore të Policisë Lezhë , në mbështetje nga  F.N.SH Shkodër.

Në të gjithë Qarkun  prej orës 18:00 të ditës së djeshme janë ngritur 5 pika kontrolli në akset rrugore nacionale dhe  në brendësi të qyteteve.

Janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme.

Si rezultat është  arrestuar në flagrancë 1 shtetas, është  proceduar penalisht 1 tjetër , si dhe janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë kontrolleve  janë sekuestruar edhe tri armë zjarri.

Në qarkun e Lezhës është arrestuar në flagrancë shtetasi P. B., pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lekësh të dyshuara të përftuara nga aktiviteti i paligjshëm në fushën e narkotikëve. Është proceduar penalisht shtetasi H. D., pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një armë gjahu që e mbante pa leje. Janë ndaluar shtetasit A. G., Gj. G dhe N. G., të shpallur në kërkim për veprën penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.