Kronikë

E moshuara në Gjirokastër rrëfen dhunën: Një burrë hyri në dhomë, nisi të më godasë me grushte e shkelma

11:15 - 19.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

75-vjeçarja Pina Qamo, e cila ra pre e dhunës në orët e vona të mbrëmjes ditën e djeshme në fshatin Palokaster tregoi për gazetaren e ‘Neës24’  se nuk ka arritur të njohë personin që e sulmoi, ndërsa theksoi se ishte një burrë.




“Ishte ora 11 e natës, kur një person u fut në shtëpinë time. Nisi të më godasë në kokë me grushta e në trup. M’u hodh sipër e më zuri frymën. Nuk e njoh personin, por arrita të dalloj që ishte një burrë, i veshur me rroba të ashpra. I thashë qe “nuk ka asgjë për të vjedhur”.

Nuk më kërkoi gjë. Po bërtisja dhe thirra një fqinj. Autori u largua dhe nuk mori asgjë”, pohoi e moshuara, e cila ndodhet në shtratin e spitalit, pasi ka marrë lëndime në trup dhe fytyrë.

Ajo tha se ndihet e frikësuar dhe e kërcënuar me jetë pas kësaj ngjarje, ndërsa shtoi se në fshat është në hasmëri pasi i kanë vrarë edhe burrin para 3 vitesh. “Jam e frikësuar se më kanë vrarë dhe burrin para 3 vitesh në fshat, jam me hasmëri”, tha e moshuara.

Mësohet se e moshuara jeton bashkë me vajzën e saj rreth 50 vjeçe në banesë, e cila vuan nga problemet e shëndetit mendor. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.