BLUETOOTH

Rrëfehet aktori i filmave aksion: Nuk ngjasoj me rolet e mia Jakup Muja: Karriera ime si aktor në Gjermani

18:30 - 19.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Artistët shqiptarë kanë pak mbështetje”




Me profesion aktor dhe po korr shumë suksese në shtetin gjerman. Jakup Muja, djaloshi kosovar vjen në një rrëfim ku tregon karrierën e tij si aktor. Ndonëse ka shumë oferta ai thotë se zgjedh ku të shfaqet në xhirime…

Si ndiheni duke qenë se jeni një nga aktorët dhe personazhet më të njohur e më të dashur shqiptarë?

Së pari, ju falënderoj për respektin e bërë me rastin e kësaj interviste edhe ju përshëndes juve, stafin tuaj dhe gjithë lexuesit. Ndihem i nderuar. Sa i përket pyetje se si ndihem pasi që jam nga personazhet më të njohur e më të dashur shqiptarë, unë ndihem shumë i privilegjuar nëse jam ashtu si thoni ju edhe do mundohem gjithherë që publikut shqiptarë si dhe atij jashtë me personazhin tim t’i sjellë kënaqësi gjatë shikimit.

Ndien nostalgji nga koha para shumë vitesh kur ka pasur shumë xhirime e projekte e tash që gjërat kanë ndryshuar?

Aspak. E para unë kam gjithsej 6 vite që kam filluar të merrem me xhirime. E dyta, nuk është që kam mungesë ofertash për xhirime por gjërat kanë ndryshuar në atë kuptimin që tash unë jam në atë gjendje që mund të zgjedh dmth edhe t’i refuzoj ofertat që nuk i përshtaten karakterit tim e jo të pranoj secilin lloj roli vetëm të dal në “televizor”!

jakup jakup2 jakup4 jakup3 jakup5 jakup7 jakup11
<
>

Ke xhiruar edhe nëpër kohëra të vështira, megjithatë ia ke dal me shumë sukses?

Sigurisht se njeriu ka edhe jetën reale përpos jetës së filmit dhe jo gjithmonë jeta është e lehtë e pa probleme, por dëshira pasioni e vullneti i fortë më kanë shtyrë përpara që edhe në situata të vështira të gjej kohë dhe forcë të dal para kameras.

Si është raporti me kolegët tuaj në vend dhe në rajon, mban kontakte me to për ndonjë bashkëpunim në projektet e radhës?

Gjithsesi ekziston kontakti me kolegët si në trojet shqiptare po ashtu edhe jashtë edhe me siguri që do ketë bashkëpunim në të ardhmen.

Si ka qenë fëmijëria juaj, ku e keni kaluar?

Fëmijërinë e kam kaluar në fshatin Gradicë, ku edhe jam shumë krenar që vij nga atje.

Si ka ndikuar fëmijëria dhe jeta juaj deri më tani në formimin e karakterit dhe identitetit tënd?

Kam pas një fëmijëri në përgjithësi të mirë me prindër dhe familje të mrekullueshme edhe natyrisht që kjo ka ndikuar në formimin e karakterit e identitetit tim sidomos ndikimi i nënës dhe i xhaxhait ka qenë shumë vendimtarë.

Cila ishte profesioni i ëndërruar para se të bëhesh aktor?

Të bëhem aktor. Kam ëndërruar gjithmonë të bëhem aktor dhe jo për famë po se e kam dashur aksionin para kamerës.

Rolet që keni luajtur e reflektojnë personalitetin tënd?

Nuk do thosha që e reflektojnë personalitetin tim, sepse në rolet e mia shpesh vjen në shprehje dhuna fizike, që në jetën normale aspak nuk e preferoj/zbatoj, përkundrazi jam shumë person paqësor/i qetë, edhe pse kam ndoshta një pamje/fytyrë “markante” të një badboy.

Çfarë e bën aktorin me role të bukura dhe të veçanta?

Për mendimin tim, dashuria, pasioni të qenit i natyrshëm ndaj këtij arti.

Cili është çelësi i suksesit?

Për mendimin tim, dëshira/vullneti për një punë të pandalshme, këmbëngulja në realizimin e qëllimit.

Një ditë e jotja pushim si është?

Pushim kam pak pasi që kam edhe obligime tjera përpos jetës së filmit, por zakonisht pushimin e shfrytëzoj për relaksim/meditim, vizita familjare, shokëve edhe gjithashtu gjej kohë për trening.

Sa përkrahje kanë artistët në vendin tonë?

Nëse mendon për artistët në trevat tona shqiptare, besoj që pak.

Planet për të ardhmen?

Të kem shëndetin dhe mendjen e shëndoshë dhe gjithsesi disa skena aksion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.