BOTA

E rëndë në Itali/ Humb kontrollin e mjetit, plagoset shqiptari në Itali, humb jetën 10-vjeçari

10:44 - 27.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 10-vjeçari shqiptar ka ndodhur në Petritoli, Fermo gjatë mesnatës në Itali, ndërsa babai i fëmijës ndodhet në gjendje të rëndë në spital.




40-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar së bashku me djalin me një “Fiat Panda” në momentin që humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga.

Makina u përplas me një mur dhe u përmbys, ndërsa rezultoi fatale për djalin e 40-vjeçarit që si pasojë e goditjeve humbi jetën në vend.

Mediat italiane theksojnë se përplasja ishte aq e fortë sa fëmija doli nga makina, ndërsa i ati u bllokua duke u nxjerrë kur mbërriti zjarrfikësja në vendin e ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.