Kronikë

Vrau kunatën për Shën Valentin/ Prokuroria kërkon burg përjetë për Dashamir Xhepën

14:53 - 21.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Dashamir Xhepën, i cili akuzohet se ka vrarë kunatën e tij në shkurtin e kaluar. Lirie Xhepa ishte e ve prej disa vitesh, pasi i shoqi ishte ndarë nga jeta nga një sëmundje e rëndë dhe kishte krijuar lidhje intime me të akuzuarin.




Duket se dhuna e vazhdueshme prej tij e kishte detyruar gruan t’i jepte fund lidhjes më 14 shkurt shkurtit 2019 kur edhe ia ka komunikuar, Xhepa ka kryer aktin e rëndë.

Lirie Xhepa fillimisht është goditur me sende të forta pas koke, hekur ose gurë mëngjesin e 14 shkurtit. Më pas ajo është qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas 49-vjeçarja është qëlluar me armë zjarri me një plumb në kokë, dhe dy në bark.

Bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta vite më parë, dhe 49-vjeçarja jetonte e vetme me dy fëmijët e saj. Viktima me kunatin e saj janë fqinj, banesat e tyre ishin 500 metra larg, dhe ndodhen në lagjen “Qershori” në periferi të Kombinatit. Lirie Xhepa kishte pasur konflikte të vazhdueshme me njërëzit e burrit të saj të ndarë nga jeta. Nuk përjashtohet një lidhje jashtëmartesore të Dashamir Xhepës me kunatën e ve.

Banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, janë shprehur se të gjithë ishin në dijeni të lidhjes intime mes tyre. Madje, edhe të dhunës së vazhdueshme që ushtrohej ndaj 49-vjeçares, por askush nuk fliste.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.