BLUETOOTH

Ermal Mamaqi flet për marrëdhënien me Amin: Është xheloze, ja si ia bëj

13:00 - 21.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ermal Mamaqi ka dalë si rrallëherë në një intervistë ku ka folur më shumë për jetën e tij personale. Gjatë intervistës në “Roped with Olsi”, Ermali tregoi gjithashtu edhe arsyen pse është larguar këto kohë nga ekrani. Ai shpjegoi se u largua nga televizioni për t’u futur në fushën e kinematografisë fillimisht, dhe më pas, gjatë periudhës së karantinës, aktori shprehet se ka pasur një vizion, i cili e ka shtyrë të merret me trajnime. “Korona ka ndryshuar planetin. Gjërat nuk janë më si më parë. Planeti po ndryshon. Fjetëm në një botë dhe u zgjuam në një botë tjetër. Gjithçka ka ndryshuar. Një natë unë pata një vizion. Të nesërmen unë bëra një video, ku ndër të tjera thashë se njerëzit nuk duhet të lexojnë më romane. Është momenti për të fituar aftësi. Unë dhashë një thirrje për veprim. Brenda një dite në trajnimin tim u anëtarësuan rreth 5 mijë veta. OK, – thashë, – tani është momenti për të vënë në zbatim planin, për t’u bërë trajner. Kjo ishte arsyeja pse e lashë emisionin tim. Arsyeja që u largova nga TV ishte se doja të futesha në fushën e kinematografisë”, – u shpreh Ermali. Gjatë intervistës, aktori nuk la pa prekur edhe jetën personale dhe marrëdhënien e tij me Amin. Puna e ka lidhur Ermalin me shumë femra, por a është xheloze Ami për to? A është ndonjëra që Ami nuk e duron dot? “Do të gënjeja nëse s’do të thosha ‘Po’. Jam aq i mirë, sa i dal së keqes përpara dhe e them vetë, i kam vetë inat këto. E them vetë tekstin e Amit ‘Obobo ajo, obobo kjo …’. Nuk i lë radhë, domethënë”,- ka treguar ai me humor.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.