AKTUALITET

Tritol “Benz”-it të parkuar në Vlorë gjatë mesnatës, çaktivizohet nga Renea

11:15 - 22.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një makine tip “Benz” i është vënë tritol gjatë mesnatës së djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Nga sa bëhet e ditur makina e parkuar është në pronësi të S. B.




Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën  perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas dhe bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse. Akoma nuk dihen shkaqet se përse i është vënë tritol dhe nëse personi është në konflikt me të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Mesnatën e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë është marrë informacion se  poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B. që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën  perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas, të cilat  pas veprimeve të para  bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.