Aktualitet

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve: Asnjëherë s’jemi marrë me shifrat e vdekjeve nga COVID-19, as e kemi diskutuar ndonjëherë

21:54 - 24.11.20 Gazeta Shqiptare

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, mjekja pediatre Gjeorgjina Kuli-Lito e ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për numrin e viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.



Ajo zbulon se Komiteti Teknik i Ekspertëve asnjëherë nuk është marrë me shifrat e vdekjes nga COVID-19 si dhe asnjëherë nuk e ka diskutuar si çështje.

Sipas saj Komiteti nuk është burim informacioni për fatalitetet teksa për këtë thekson se shifrat gjenden tek drejtoria e QSUT, Statistikave apo INSTAT.

Për më tepër ajo vlerëson punën e mjekëve duke theksuar se ka besim tek shkaku që ata vendosin për vdekjet e pacientëve.

”Duhet të ndahen në dy momente. Duhet të sqaroj për publikun, që Komiteti asnjëherë nuk është marrë me shifrat e vdekjes. Të japë informacion për fatalitetet, apo të përpunojë.

Ne kemi të njëjtin burim informacioni për fatalitetet, si për popullatën, kalon nga drejtoria e QSUT, INSTAT.

Këto janë shifra zyrtarisht, nuk i përpunojmë vlerat e fataliteteve. Apo edhe vlerat e testimeve apo rasteve pozitive. Thjesht bëjmë analizën, pse ka arritur ky pik, çfarë teknikash shkencore duhen përdorur për t’u ndaluar infektimet.

Asnjëherë s’kemi pasur debat. Këtë e them me kompetencë. Ne në Komitet asnjëherë s’kemi diskutuar për fatalitetet.

Si mjeke kliniciste, do vlerësoja punën e kolegëve të mi që padashje përballen edhe me këto ndodhi. Kam besim të plotë tek vlerësimi i kolegëve për shkakun e vdekjes. Shkaku i vdekjes përcaktohet tek kartela klinike. Ka diagnozën fillestare, të përkohshme, dhe përfundimtare. Kjo bëhet edhe në konsultë.

COVID-19 duke parë dhe nga OBSH kush është rast me covid-19 apo i dyshuar, nga janë propozuar dy nomenklatura të reja. ICD 9 apo ICD 10. Ka dy rubrika në të renë, është U 7 1, raste të konfirmuara COVID-19, dhe U 7 2, rastet e suspektuara.  Pra janë të diferencuara këto 2 raste. Q ë të thuash COVID-19, duhet tamponi pozitiv. Imazheria nuk është 100% COVID-19. Praktikisht me skaner mund të thuash kompatibël.

Me të vërtetë do të ketë diskutime, debate. Por deri tani nuk e kemi diskutuar asnjëherë. Nuk ngatërrohem me politikën fare. Asnjë studim, ne përshtatemi me direktivat e OBSH.

Asnjë nuk e dinte fillimisht që një nga shkaqet e COVID-19 ishin trombët, mpiksjet e gjakut. Më pas u zbulua tombiembolia. Këputja e gjakut. Ka studime, por jo nga Komitetit Teknik, por nga ekspertë. Evidencat janë kartelat klinike në duart e mjekëve, në drejtorinë e Statistikave, INSTAT.”- tha mjekja.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.