AKTUALITET

Basha: Nëse do isha kryeministër, do t’u çoja para të gjitha familjeve në zonat rurale për t’i ndërtuar shtëpitë në mënyrë individuale

21:52 - 26.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vit nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, ku mijëra familje humbën strehët e tyre, Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar sot se nëse do të ishte kryeministër, do t’u çonte para të gjitha familjeve në zonat rurale për t’i ndërtuar shtëpitë në mënyrë individuale duke dhënë një premtim ndryshe nga procesi i rindërtimit që ka ndërmarrë qeveria shqiptare.




“Në mënyrë të përditshme do të denoncojmë abuzimet dhe deri në kufijtë e vjedhjes me rindërtimin. Fatkeqësia dhe rindërtimi nuk u morën asnjëherë seriozisht. Banesa të shkatërruara nuk figurojnë si të pabanueshme, por paraqiten në raportet zyrtare si ndërtesa me dëmtime të lehta. Edi Rama ka zgjedhur të qeverisë nga Facebook dhe Instagram, t’i përdorë vuajtjet e tyre për të fotografuar dhe prodhuar spotet e ditës. Është filozofia e qeverisjes së Ramës, pa plan dhe e shkëputur nga vuajtjet e njerëzve të thjeshtë. Edhe donatorët po pengohen të ndihmojnë rindërtimin e shtëpive, sepse debatet e brendshme të qeverisë janë se kush do të marrë tenderin.

Unë nuk do qeverisja nga Facebooku dhe Instagrami. Do të bëja punë, jo propagandë. Këta njerëz që jetojnë në çadra rrezikohen nga COVID më shumë se kushdo tjetër.

Zgjidhja ime, shtëpitë në zonat rurale do të ishin ndërtuar sot po t’u ishte dhënë cash familjeve të goditura. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk njohin plan. Po shkatërrojnë Tiranën me kulla dhe beton. Me sebepin e tërmetit ka afera të tmerrshme: grabitje të trojeve në bashkëpunim qeveri – mafia e ndërtimit. Jam kritikuar që kam punuar dhe nuk i kam reklamuar. Nuk jam kritikuar asnjëherë për propagandë. Unë besoj fort se të punosh për njerëzit pa zhurmë e propagandë është mënyra më e mirë për të bërë politikë. Nëse do të isha në pushtet, do të pajisja të gjithë të pastrehët me konteinerë, nuk do kisha bërë inceneratorët. Nëse do isha kryeministër, do t’u çoja para të gjitha familjeve në zonat rurale për t’i ndërtuar shtëpitë në mënyrë individuale”, tha Basha.

Basha tha për “Syrin” se dhimbja dhe vuajtja e një viti më parë nuk janë lehtësuar dhe se kemi një gjendje e cila është larg asaj që është premtuar një vit më parë. “Një vit më parë u premtua se brenda vitit familjet, shtëpitë e të cilave u dëmtuan do të futeshin në shtëpi të reja. Sot ky mbetet një premtim i parealizuar dhe në fakt një numër shumë i madh i familjesh, qytetarësh tanë janë edhe sonte që flasim ndërkohë që ka nisur acari i dimrit të dytë janë në çadra. Janë në çadra dhe i kam parë me sytë e mi sesi edhe gjatë ditës kur ka diell është një problem shumë i madh për të organizuar funksionimin minimal pa ujë të rrjedhshëm me temperature të ulëta, shtojeni kësaj pastaj dhe problemin e COVID që i ekspozon ata dyfish më shumë sesa banorët e tjerë. Pra kemi të bëjmë me një numër të madh familjesh Shqiptare në zonat më të populluara të Shqipërisë që është zona e Durrësit, e Fushë Krujës, e Kurbinit edhe pjesë të Tiranës dhe rrethinave të Tiranës ku gjendja paraqitet shumë e rëndë. Gjithashtu mendoj se do të ishte në dinjitetin e këtij shteti që një vit pas ngjarjes tragjike të kishte vënë para drejtësisë përgjegjësit për të paktën për gjysmën e viktimave që ndodhën në Thumanë ku faktikisht të dy pallatet ishin deklaruar të pabanueshëm, banorët ishin nxjerrë fillimisht dhe jetonin në çadra”, tha Basha.

Kreu i PD theksoi më tej se tërmeti nuk është vepër e njeriut po në rastin e Thumanës kemi të bëjmë me një krim shtetëror. “Ata njerëz janë nxjerrë pallatet se ishin çertifikuara si të pabanueshme, banorët ishin vëne në çadra, nuk iu ishte dhënë zgjidhje, iu ishte premtuar po nuk ishte dhënë zgjidhje, as herën e parë që shumë njerëz kujtuan se ishte tërmeti i 21 shtatorit por jo ishte i 4 korrikut 2018. Atëherë janë dëmtuar ato dy pallate, prej atëherë me 21 shtator të 2019 është pasur goditja e dytë dhe ndërkohë këta njerëz të shkretë jo vetëm që nuk morën ndihmën e premtuar por në afrimin e dimrit, ne dy ndërtesa që për fat të keq u bënë varri i 24 banorëve dhe burim fatkeqësisë për shumë familje të tjera”, tha ai.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.