AKTUALITET

Kuvendi nis punimet të hënën, Ruçi: Seanca fillon në orën 17:00, gazetarët dhe kamerat nuk do hyjnë në sallë, por…

17:55 - 17.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gramoz Ruçi, kreu i Kuvendit ka lajmëruar se të hënën në orën 17:00 do të nisë punimet parlamenti i Shqipërisë.




Në njoftim thuhet se procedurat do të jenë njësoj si herët e tjera, duke bërë me dije se automjetet duhet të jenë të pajisura me autorizim.

“Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin”, – thuhet në njoftim.

Njoftim për media:

Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 18.01.2021, ora 17:00.  (Urdhër nr. 2, datë 13.01.20217, i Kryetarit  te Kuvendit, z. Gramoz Ruçi)

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH.

Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.

Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.