AKTUALITET

Aksident në Tiranë/ Përplasen dy makina, plagosen tre persona

20:07 - 18.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet në rrugën “Llambi Bonata”.




Nga përplasja e dy mjeteve nga sa bëhet e ditur ka tre të plagosur, mes tyre dy të mitur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2021, rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues A. Ç me mjetin me drejtues G. H dhe me pasagjer shtetasit e mitur me iniciale M.H dhe G.H. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.