SPORT

Koronavirusi godet Milanin, Ҫalhanoglu dhe Hernandez të infektuar

10:44 - 18.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Milani luan sot ndaj Kaljarit për javën e 18-të të Serie A. Mesa duket, kuqezinjtë nuk do t’i kenë të gjithë lojtarët të gatshëm për këtë sfidë. Nga analizat e kryera, trajneri Stefano Pioli duhet ta mendojë edhe një herë formacionin. Hakan Ҫalhanoglu dhe Teo Hernandez kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe nuk do të jenë të disponueshëm. Të gjithë lojtarët do të kryejnë tamponët për të parë se sa lojtarë janë të infektuar dhe më pas do të niset për në Sardenjë, ku do të luhet takimi. Të shohim se kush do t’i zëvendësojë këta dy lojtarë. Ka zëra nga disa media se testet ishin të gabuara dhe lojtarët nuk janë pozitivë, por ende nuk e dimë ç’do të ndodhë. Gjithashtu, skuadra e Milanit pritet të prezantojë dy blerje të mëdha këtë merkato. Bëhet fjalë për veteranin Mario Mandzukic dhe për të riun e Chelsea, Fikayo Tomori. Ky i fundit do të jetë i huazuar me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro në fund të sezonit nëse ai bind klubin kuqezi me paraqitjet. Të gjithë po ngrenë pyetjen se si do të jetë partneriteti mes Ibras dhe Mandzukic, gjë të cilën do ta tregojë vetëm koha.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.