AKTUALITET

Meta: Shqipëria me barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulëta në rajon. Të luftojmë pabarazinë

17:02 - 22.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulëta, krahasuar me vendet e rajonit. Kreu i shtetit përmes një postimi në ‘Facebook’  theksoi se shkak është pasi taksat iu vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.




Sipas Metës, një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime dhe në shumë zhvillim.

MESAZHI I METËS

Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulëta, krahasuar me vendet e rajonit.
Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.
Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen.
Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik!
Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim.
Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.