Më shumë se 18 mijë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në botë nga Covid-19. Kjo është shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 sipas Afp, duke u bazuar në raportet e komunikuara nga autoritetet shëndetësore.
Në fund të muajit nëntor mesatarisht ishin 10 mijë të vdekur nga Covid-19 në 24 orë. Deri tani në mbarë botën janë regjistruar 100,418,923 të infektuar me Covid-19 nga të cilët kanë humbur jetën 2,161,547 persona.
Shfaq Komentet (0)